Rama: Nuk e di sesa njerëz do humbasim. Mos luani me zjarrin
Përmes një video live në facebook, këtë herë jo nga shtëpia në Surrel por në Kryeministri, Edi Rama tha se kjo luftë me Covid-19 është e fortë. ”Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë. Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin”.
”Kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobëtit fizikisht mes nesh, pro as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Mos luani me zjarrin ju lutem. Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim. Mos rrini grumbull por në distancën të paktën 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit.Kush e ka menduar se kjo luftë do të kalojë pa humbje jete e ka menduar gabim. Virusi do të prekë secilin prej nesh, çfarëdo të bëjmë ne. Gjithçka bëjmë ne ka shumë rëndësi, duke u disiplinuar maksimalisht e ngadalësojmë përhapjen e armikut. Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë. Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin. Ata që shkojnë në punë të rrinë distancë 1 metër, mos të prekin fytyrën pa i larë duart pasi kanë prekur gjëra të tjera”.
Nga ana tjetër, Rama tha se në këtë luftë trimëria është të qëndrosh në shtëpi, ndërsa tha se video-komunikimet me qytetarët i ka pasur nga zyra e tij gjatë gjithë javës së kaluar, dhe se vetëm në fundjavë qëndron në banesë.
“Unë në shtëpi mbyllem në fundjavë si gjithë të tjerët. Kush e ka harruar kohën e tërmetit ku as xhupin nuk e ndërroja se mbeta rrugëve ditë natë le ta kujtojë dhe t’i lërë dënglat: Jo dil nga bunkeri, jo mos rri në shtëpi, jo shko në zyrë, është kulmi që edhe në këtë kohë kolerë broçkullat vazhdojë po njësoj. Në një luftë si kjo trimëria është të rrish mbyllur dhe detyra ime është të jap shembullin dhe jo të vijë vërdallë të dukem. Nuk jam unë tipi i dukjeve të shtirura, se nuk më ka munguar dukja që kur isha 10 vjeç më i gjati i shkollës, doja të zhdukesha jo të dukesha, pikë e zezë”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/444207326361652/