Rama: Nuk e prisja këtë fitore (VIDEO)
Muharrem Rama ka fituar tashmë zgjedhjet për kryebashkiak të Dibrës dhe ka mbajtur fjalimin e parë si kryetari i kësaj Bashkie.
Duke folur për mediat, kandidati i majtë ka falenderuar qytetarët dibranë dhe është shprehur se nuk e priste një fitore të tillë. Ai tha se sot fillon një epokë e rë për Dibrën dhe puna e parë e tij do të jetë investimi në infrastrukturën e qytetit.
“Falenderoj popullin e Dibrës për mbështetjen masive që më bëri mua. Prisnim mbështetje por jo kaq të madhe. Sot për Dibrën fillon një epokë e re, epoka e uljes së varfërisë. Gjithë premtimet që kemi bërë do t’i mbajmë. Puna e parë do merrem me infrastrukturën e Dibrës që është në gjendje të mjerueshme”, u shpreh Muharrem Rama.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rPR-S-aZxhM&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

