Edi Rama: Nuk e vë në dyshim se do jemi bashkë me Ilir Metën në zgjedhje
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154333241001523/
Edi Rama ne nje konference shtypi me median theksoi, nder te tjera, se ne raport me LSI mund t’ju them se me Ilir Meten do jemi bashke ne koalicionin e vitit 2017. Taktikat e LSI i kuptoj dhe eshte e natyrshme, porse e sigurte mbetet se PS me LSI do jene bashke, pasi eshte nje partneritet strategjik.
Ndaj, vazhdoi me tej kryeministri Rama, se asgje nuk na ndan me LSI. Keshtu qe te mos lodheni duke pyetur mund t’ju them se jemi bashke ne zgjedhje.
Kryeministri Rama u pyet nëse i jepte të drejtë Lulzim Bashës për dekriminalizimin, tani që KQZ i hoqi mandatin kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit, një deputeti të mazhorancës dhe një deputeti të opozitës. Në vend që të përgjigjej, Rama tha se Basha duhet pyetur përse PD e shkeli ligjin në aktin e parë të zbatimit të tij. Ai tha se nuk do të bëhet pengesë e zbatimit të ligjit dhe se ai nuk do të merret asnjëherë gjueti shtrigash. Rama tha se PD e konsideron ligjin si një letër pa vlerë kur ai drejtohet drejt saj. Pa i kthyer përgjigje pyetjes së gazetares, Rama zgjodhi t’i jepte përgjigjje një komentuesi në rrjetet sociale. Kryeministri Rama i ka ironizuar vazhdimisht akuzat e opozitës se Elvis Roshi ishte i dënuar jashtë vendit. Ai e kishte prezantuar atë disa herë edhe vetë si “kriminel”, duke u përpjekur të relativizonte akuzat e kundërshtarëve politikë.
I pyetur nga gazetarët për arrestimin e Klemend Balilit,kryeministri Rama tha se” Po pse nuk u kap Eskobari se nuk donte DEA, CIA, Presidenti i SHBA? Xhironte në SHBA para kokaine sa General Motor. Ai e bëri policinë e Floridës, lolo. Janë ndërtuar autostrada për ta kapur. Dhe sot e gjithë ditën ka njerëz të kërkuar që nuk janë kapur….
Policia e Shtetit është 100 për qind e angazhuar për ta kapur. S’ka dyshim për këtë. Nuk është njësoj si të vish ti e të kapësh mua tek PS si të kapet ai…
Një gazetare e pyeti se ” krahasimi nuk vlen, s’ka nevojë për autostrada për ta kapur Shqipëria është e vogël”, kurse Rama iu përgjigj që “ Krahasimet mund tia lejoj Blendi Fevizut tek Opinioni, jo Ju”
KOHA JONË SONDAZH

