Rama: Nuk ka punonjës me 400 euro! Mosdeklarimi i plotë është krim, po hetojmë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje biznesmenëve që të deklarojnë pagat e vërteta të punonjësve. Rama e konsideroi një krim që do të luftohet, ndërsa përmendi se një punonjës ndërtimi sot nuk paguhet me pagë minimale, ashtu siç deklarohet.

“Nuk dua të bëj kërcënime por dua t’u them biznesmenëve sidomos atyre që bëjnë ndërtime se nuk ekziston më 400, 500, 600 euro pagë për punonjësit dhe këta na i regjistrojnë me pagë minimale. Ky është krim, ndërsa deri sot e kemi trajtuar si informalitet. Kemi rritur me 290 mijë numrin e atyre që kontribuojnë.
E pamjaftueshme sa ç’është e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat jo reale. Është krim. Çdo pensionist të drejtë thotë vajti si vajti kjo punë po atë gjysmën e gjelit mos na e lini ta kujtojmë. Duhet të bëhet më shumë, duhet të luftohen këta, hyjnë në një hak shumë të madh. Për të mos folur për vitet e pakta të punës, edhe ky është problem shumë i madh”, ka thënë Rama.

SHKARKO APP