Rama: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve

Zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor. Kryeministri Edi Rama thotë në një intervistë për BNE IntelliNews se është i bindur që partia e tij do të fitojë bindshëm zgjedhjet e ardhshme për shkak të reformave që ka ndjekur në rritjen ekonomike, stabilizimin fiskal dhe reformat që sipas tij akne qenë më të thellat që nga rënia e komunizmit. Rama i tha gazetarit Andrew MacDowall se një mandat i ri i duhet për të çuar rritjen ekonomike në 5% dhe të thithë më shumë investime të huaja. Por, kriza politike që ka mbërthyer vendin me protestën e opozitës dhe bojkotin, Rama thotë se nuk e tremb.

“Askush nuk mund të shtyjë zgjedhjet sepse askush nuk ka fuqi për ta bërë këtë. Zgjedhjet janë për popullin dhe jo për partitë. Është dita kur njerëzit kanë rëndësi dhe partitë marrin gjykimin për atë që kanë bërë. Në fund të fundit nuk janë opozitat që prodhojnë liri, por është liria që prodhon opozitën”- thotë Rama.

“E thashë shumë qartë se jam i hapur për çdo konsensus që nuk prek Kushtetutën. Ne kemi një datë zgjedhjesh, dhe ne kemi një qeveri dhe këto dy gjëra nuk mund të preken, por çdo gjë tjetër është e mundur. Çdo gjë tjetër. Besoj se shumë njerëz e kuptojnë këtë në BE”- thotë ndër të tjera Rama.

SHKARKO APP