Eva Allushi: Rama nuk tha asnjë fjalë për Marko Bellon

Kryeministri Edi Rama është i vetmi politikan që nuk ka thënë asnjë fjalë për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të PS-së, Marko Bello.
Heshtja e Edi Ramës ka shkaktuar habi dhe irritim te socialistët dhe njerëzit që militojnë prej dekadash në PS. Pedagogia Eva Allushi, ish-anëtarja e Kryesisë së PS dhe ish-kryedaktorja e “Zërit të Popullit”, në një postim në Facebook që duket se i referohet Edi Ramës shkruan:

Cilët jeni ju mor burra që nuk nxirrni dot nga shkulmi i shpirtit tuaj të vrerosur kushedi përse, një ngushëllim njerëzor?! Në cilat hone të thella ju ka humbur njerzillëku. Cili inat ju ka vënë përfund e ju ka çuar në humbëtira pa krye e pa fund?! Cili inat ju ka pushtuar mendje e shpirt?? Inati për të poseduar çfarë? Një grusht ajër? Apo një grusht dhe?!”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?