Rama nxjerr në terren deputetët fitues të 11 majit: Takoni qytetarët!

Skuadra e 11 majit për Vlorën po vijon punën intensive në terren, duke evidentuar problematikat që lidhen me hapësirat e përbashkëta, shërbimet publike dhe nevojat konkrete të qytetarëve në çdo lagje të qytetit. Nga qendra deri në periferi, ky grup pune është angazhuar për të ndërtuar një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me komunitetin, duke dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e qytetarëve.

Puna në terren është konceptuar si një proces i vazhdueshëm dhe jo thjesht episodik, me synimin për të mbajtur gjallë marrëdhënien me njerëzit e zakonshëm, në një frymë bashkëpunimi dhe përfaqësimi real të interesit publik.

“Nëntë mandatet që qytetarët na besuan më 11 maj janë një borxh i madh, të cilin e ndjejmë si detyrim për ta shlyer me punë të përditshme, me praninë tonë të vazhdueshme në komunitet dhe me vëmendje të veçantë ndaj çdo problematike që ka të bëjë me cilësinë e jetës në qytet”, – deklarojnë përfaqësues të skuadrës së 11 majit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky angazhim pritet të përkthehet në një hartë të qartë nevojash dhe ndërhyrjesh, që do të ndihmojë institucionet përkatëse në planifikimin dhe zbatimin e projekteve konkrete, duke reflektuar zërin e qytetarëve në vendimmarrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skuadra ka theksuar se prioritet do të jenë jo vetëm investimet infrastrukturore, por edhe përmirësimi i shërbimeve sociale, mjedisore dhe komunitare, me synimin për të krijuar një lidhje më të fortë, më të drejtëpërdrejtë dhe më të ndershme mes qytetit dhe njerëzve që jetojnë në të.

Përveç Vlorës kryeministri ka urdhëruar gjithë deputetët fitues të takojnë qytetarët e të mos rrijnë kafeneve apo në plazh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?