Rama: Oficeri në shkolla duhet të jetë syri dhe veshi i prindërve, kanë mision të njohin çdo nxënës
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në shkollën “Kosova” duke folur për sigurinë në shkolla tha se oficeri i sigurisë duhet të njohë çdo fëmijë me emër, pasi janë syri dhe veshi i vetë prindërve.
“Duhet ta fuqizojmë edhe më shumë punonjësin e oficerit të sigurisë. Kemi bërë rritje page për oficerët e sigurisë në 800 euro, por s’do të ndalemi këtu. Të marrim një vendim të drejtë që të mbajnë marrëdhënie në ngushta me drejtuesit e shkollës dhe mësuesit. Janë syri dhe veshi i vetë prindërve. Kanë mision të njohin me emër çdo fëmijë. Të dinë se duke parë në çfarë humori dhe situate psikologjike është fëmija”,- tha Rama.