Rama: Opozita të bëjë punën e saj, ne kemi punën tonë
Është mbledhur ditën e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama.
Rama u kërkoi deputetëve të tij që të vazhdohej të respektohej rregullorja e Kuvendit në seancën e sotme, kur opozita ka paralajmëruar përballje e debate në Parlament.
“Ne vazhdojmë të respektojmë rregulloren, ata të vijojne punën e tyre. Për çdo situatë të krijuar duhet që PS të jetë e unifikuar në qëndrim”, mësohet të jetë shprehur ai.
Ndërkohë sot deputetët e opozitës, edhe ata të përjashtuar, do të bëhen bashkë dhe tentojnë të hyjnë në parlament, ndonëse janë të përjashtuar.
Kur priten tensione fizike sot në hyrje të Kuvendit, kryeministri ka lëshuar mesazhin se nuk ka asnjë tërheqje nga Rregullorja e Kuvendit, pra të mos lejohen të futen në sallën e parlamentit.
https://kohajone.com/pd-therret-demokratet-para-parlamentit-ora-1700-23-deputetet-do-hyjne-me-force/