Rama: Pa asnjë presje, Flower Hotel & Resort në Golem të Kavajës është një krenari e turizmit të ri shqiptar
Pas shifrave të turistëve të huaj, promovimit të një rruge, këtë pasdite kryeministri Edi Rama i ka bërë jehonë ”Flower Hotel & Resort” që ndodhet në Golem të Kavajës. Kreu i qeverisë e quan pa asnjë presje si krenarinë e turizmit të ri shqiptar.
”RESPEKT! Pa asnjë presje, Flower Hotel & Resort në Golem të Kavajës është një krenari e turizmit të ri shqiptar, me arkitekturën, kujdesin për mjedisin, shërbimin dhe punën shembullore gjatë gjithë vitit buzë Adriatikut”,-shkruan Rama në facebook.