Rama paralajmëroi se do e padisë, Haradinaj: Ka të drejtat e veta, shqetësimi im është legjitim

Pas deklaratës së fortë që bëri Kryeministri Edi Rama se do të padiste Ramush Haradinajn pasi ai e akuzoi se ishte pjesë e një pazari të ndarjes së Kosovës me Thaçin dhe Vuçiç, vjen një reagim nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Haradinaj tha se nuk e kishte ndjekur deklaratën e Ramës, por ishte njohur me disa lajme në media.

Haradinaj u tregua i rezervuar për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit Rama, duke thënë se ai ka të drejtat e veta, por pohoi se qëndrimi i tij kundër ndarjes së territorit të Kosovës është legjitim dhe se do ta mbronte deri në fund.

“Sot kam parë disa tituj të portaleve në Kosovë. Por se kam përcjell direkt intervistën e tij. E kam shprehur qëndrimin tim në lidhje me refuzimin dhe kundërshtimin e ndarjes së territoreve, që ka qenë një maskim për ndarjen e Kosovës. Ajo do kishte pasoja të mëdha për planin politik të Kosovës dhe humbje të madhe për të. Rezervat më të mëdha në Europë gjendjen në Trepçë. Këto kanë qenë vendim legjitim i imi. S’kam koment për deklarata të tjera. Ai ka të drejtat e veta, ia respektoj. Unë i kam mbajtur ato qëndrime legjitime dhe vazhdoj t’i mbaj. Për Atdheun para se gjithash. S’dua të kaloj në qasje të tjera. I kam vëllezër kudo që janë shqiptarët, edhe të majtët dhe të djathtët. Detyra ime në mbrojtje të Kosovës, kjo është tokë e shqiptarëve, e të gjithë neve. Qëndrimi im kundër ndarjes është legjitim. I respektoj të gjitha të drejtat e kryeministrit, apo dhe të qytetarëve shqiptarë”,- deklaroi Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?