Rama paralajmëron: Kush kapet me korrupsion nuk ka më punë me ne!

Edi Rama ishte i prerë në raport me korrupsionin. Ai la të kuptohej se kushdo në hierarkinë e PS që ka probleme me SPAK, nuk më lidhje me PS-në.

Kryeministrit tha: “Kush flirton me armikun-korrupsion dhe tradhton anëtarët e qytetarët, nuk është i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu siç kushdo në administratë i zgjedhur si drejtues, fut duart në buxhet, nuk është më ne dhe nuk mund të kërkojë asgjë nga ne veç përbuzjes. Çdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë si cdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit. Kur të zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por lajm i mirë është që kemi një parazit me pak.

Jo jo! S’është as i ynë dhe i askujt. I dëgjoj patjetër edhe kur bërtasin me të madhe; hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë. Ia kapën atë ministër, atë ministre, I rrasën brenda atë kryebashkiak, apo atë drejtor. Një tam-tam politik. Përgjegjësi e partisë, farefisit është përgjegjësi kolektive, por në këtë shtet mbajmë fajësimin për kokën tonë, jo të të tjerëve” tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?