FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama paralajmëron qytetarët: Do ketë ndëshkime të forta (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar qytetarët që dalin pa leje nga banesat me gjoba të rënda. Në një postim në Facebook, kreu i qeverie thotë se masat do të jenë të ashpra për këdo që thyen rregullat e parandalimit të koronavirusit.

“U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë!  Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë”,– shkruan Rama.

Kryeministri shton se “po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pjesë të masave ndaj qytetarëve janë përdorur vetëm gjobat, por kreu i qeverisë ka deklaruar se do të ketë dhe ndëshkime burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2528137510761728/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?