Rama debate me Spahon për CEZ-in: Lexojmë të njëjtin dokument, por ju e interpretoni ashtu…

Ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama është paraqitur në Kryesinë e Kuvendit ku po dëshmon para anëtarëve të Komsionit hetimor parlamentar për zgjidhjen e marrëveshjes me  kompaninë çeke të enegjitikës, CEZ.

Bëhet fjalë për komisionin parlamentar të ngritur me kërkesë të opozitës për të hetuar mënyrën se si iu falën rreth 600 milionë euro kompanisë çeke CEZ.

Rama ka nisur të dëshmojë në komisionin e drejtuar nga Edmond Spaho i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita akuzon qeverinë se i ka falur kompanisë ceke CEZ rreth 600 milionë euro në këmbim të votës pro të Çekisë për progres raportin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët në këtë Komision ka dëshmuar Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.

Ndërkohë në komisionin paralel për CEZ të drejtuar nga mazhoranca dhe me tjetër objekt hetimi ka dëshmuar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka debatuar ashpër me kryetarin Taulant Balla, i cili i kishte dërguar disa herë letër në shtëpi, se nëse nuk dëshmonte vullnetarisht do ta sillte me polici para komisionit.

PYETJE
Shefi i qeverisë shqiptare po  pyetet për zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje, duke shmangur arbitrazhin.

Edmond Spaho: Pyetja e parë që desha të drejtoja, a është e vërtetë që marrëveshja ishte paravendosur dhe gjithçka tjetër ishte sa për të hedhur hi syve?

Edi Rama: Jo

Spaho: Kjo është përgjigja juaj

Rama: Po

Spaho: Nga sa keni deklaruar më përpara në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kam dokumenta që vërtetojnë të kundërtën e kësaj që the

Vasilika Hysi: Jemi seancë pyetje përgjigje dhe jo komente

Spaho: Mos kini merajk se nuk po bëjmë as gjykatësin as prokurorin ai tha jo. Tani unë do i paraqes disa dokmenta z Rama që nuk përputhen me përgjigjen e tij. Zoti Rama jeni dakort?

Rama: Po shumë dakort

Spaho: Keni deklaruar se marrëveshja është arritur në 23 qershor. Edhe ju në Kuvend kur u miratua marrëveshja dhe ministri Gjiknuri, keni mbajtur të njëjtin qëndrim. Mua më rezulton se marrëveshja është arritur në 10 janar dhe 7 shkurt. Në takimin e parë në Vjenë, palët kanë paraqitur pretendimet. Pala shqiptare ka insistuar në mos uljen e humbjeve dhe moskryerjen e investimeve dhe në mosmbledhjen e detyrimeve. Mediatori, ju sugjeroj palëve që të sjellin dokumentacionin për këto pretendime në takimin e dytë. Sipas njoftimeve korrespondencë që qeveria ka shkëmbyer me avokatin, në 31 mars e ka njoftuar se marrëveshja ka përfunduar. Ndërkohë, sipas deponimeve të Zotit Gjinkuri, mund t’ju jap korrespondencën e avokatit. Midis periudhës 10 janar 7 shkurt Gjinkuri thotë: Mbi këto analiza është diskutuar me kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit.
Rama:
Mbështes plotësisht atë që ka referuar këtu ministri Gjiknuri, dhe asgjë më shumë. E konfirmoj, s’kam asgjë për të shtuar.

Spaho: Ju konfirmoni se zgjidhja e marrëveshjes është bërë menjëherë në Vjenë.
Rama:
Unë konfirmoj atë…

Spaho: Si rrjedhojë e disedimeve që keni bërë ju me ministrin e Energjetikës.
Rama:
Jo, atë e thoni ju.

Spaho: E thotë Gjinkuri këtë jo unë. Ai thotë se: “Vendosëm që do ti japim CEZ mbi 100 mln euro
Rama:
Konfirmoj atë që ministri Gjiknuri ia referuar këtu atë.

Spaho: Pra..
Rama:
Praja është e juaja. Ajo që them unë është se ajo që ka referuar ministri e kam mbështetur.

Spaho: Ju keni marrë vendimin që në takimin e parë për ti dhënë CEZ mbi 100 mln euro.
Rama:
E kuptoj pyetjen tuja, ndaj përgjigja ime është kjo, për shkak se nuk dua që të dalim nga konktesti duke cituar pjesërisht një proces që ka fillim, vazhdim dhe fund. Shpjegimin e ministrin nga A-ZH, i mbështes. Unë i lexoj për veten tuaj dhe ju timen. Nuk konfirmoj dot nxjerrjen nga konteksti të një fraze që ka vazhdim dhe fund.

Spaho:
S’ju detyroj ju që të miratoni atë që them unë.
Rama:
Ekzakt.

Spaho: Qëllimi është të nxjerrim të dhëna Ministri në Vjenë ka paraqitur pretendimet e veta të qeverisë

Rama: Ky është opinion

Spaho: Jo janë në letra

Rama: Lexojmë të njëjtin dokument por ju e interpretoni ashtu, Unë di tu them atë që unë di dhe ajo që unë di është ajo që unë ju thashë. Nëse ju vijoni të nxirrni konkluzione mbi pikëpamjet tuaja kjo është e drejta juaj

Spaho: Unë nuk po ju jap qëndrime po ju lexoj

Rama: Tia lemë publikut të vendosë

Shalësi: Nuk i ndoq çështja me të ndjekurin në rrugë ligjore. Pse u syua zgjedhja me mirëkuptim dhe jo

Rama: Konteksti në të cilin ne morëm detyrën impononte ndërhyrje sa më të shpejtë për një situatë që ishte jashtëzakonisht e komplikuar. Mos harrojmë që në vitin 2013, humbjet ishin 50%, mos harrojmë që situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN, për një zgjidhje të shpejtë., Të gjitha rrethanat, previligjonin zgjidhjen e konfliktit, për shkak të të së kaluarës , qeveria shqiptare e kishte dobësuar pozicionin dhe ne trashëgonim atë pozicion dhe ne po rrezikonim një kolaps energjetik dhe financiar pa pasur asnjë shans për investime por ne i bëmë dhe investimet falë kësaj zgjidhje. Kjo është histori e njohur dhe plotësisht ë qartë për ata që duan ta kuptojnë.

Spaho: Në lidhje me këtë përgjigje, thatë që pozicioni i palës shqiptare ishte dobësuar, si e keni arritur këtë konkluzion, dhe a ju është sugjeruar të vazhdoni arbitrazhin nga palët që ishin pjesë e negociatave?
Rama: Pozicioni i shoqërisë shqiptare ishte dobësuar në mënyrë të pariparueshme. Pala tjetër, CEZ-i kishte çelur një proces pas një shpronësimi të dhunshëm të paligjshëm. Të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e bëra me gjithë faktorët na dhanë këtë konkluzion i cili është mbështetur nga sekretariati i energjisë në Vjenë e kjo marrëveshje është bërë me prezencën e zv/drejtuesit të sekretariatit si palë e tretë në mënyrën më koherente të mundshme. Nuk besoj se sekretariati i energjisë do duartrokiste një marrëveshje që do ishte e dëmshme për publikun shqiptar.

 

Çekia hoqi dorë nga arbitrazhi me Tiranën zyrtare të nisur pasi Enti Rregullator i hoqi licencën në Janar të vitit 2013.

Sipas marrëveshjes së arritur me palën shqiptare CEZ-i çek i transferoj shtetit shqiptar 76 % të aksioneve që zotëroheshin prej tij.

CEZ-i kaloi kështu nën kontrollin e një shoqërie të re, e cila do të paguajë 87.1 milionë euro.

Kjo shumë, e cila nuk del nga buxheti i shtetit, por nga vetë shoqëria që mori CEZ, do të shlyhet me këste për 4 vite me interes 7.9 milionë euro, duke e çuar shifrën totale të dëmshpërblimit ndaj Çekisë në 95 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama deklaroi asokohe se marrëveshja me CEZ shpërndarje i ka shpëtuar Shqipërisë miliona euro.

Gjithashtu Rama u shpreh se marrëveshja e arritur mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë ceke CEZ, vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme.

Por, Edmond Spaho, kryetari i Komisionit Hetimor akuzon qeverinë dhe kryeministrin duke u shprehur se Edi Rama po bën gjithçka për të prishur seancat e Komisionit, sepse e vërteta e kësaj afere është tronditëse dhe e bën atë përgjegjës për 450 milionë euro të shqiptarëve, detyrime te pranuara nga vete CEZ, që ai i fali kompanisë çeke.

Sipas opozitës, pakti tregon se përveçse CEZ ju falen të gjitha detyrimet prej 450 milion euro ju është dhënë edhe 100 milion euro shpërblim për këtë mega aferë korrupsioni.

Debatet në distancë parashikojnë që nesër pritet që të jetë një seancë e fortë mes kryeministrit dhe anëtarëve të komisionit të ngritur nga PD.

Kujtojmë që në të njëjtën kohë është ngritur edhe një tjetër komision hetimor nga shumica për privatizimin e sektorit në 2008-09 nga qeveria Berisha te CEZ, ndërsa për të dëshmuar ishte edhe ish-kryeministri pak javë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?