Rama: Pasi ke qenë në Tiranë nuk ka kontinet që ta mbush syrin. 40 aplikime për ambasador të BE

Nga Pallati i Brigadave ku po mbahet ceremonia në kuadër të 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka rrëfyer një bisedë me ish-shefen tashmë të diplomacisë Europiane. Rama ka treguar se në një periudhë kohore, vit të cilin nuk e saktësoi, ka pasur fluks aplikimesh për të ardhur ambasador në Shqipëri.

Pra nëse mesatarja normale e aplikimeve në atë kohë ishte 9-10, për Shqipërinë ishin plot 41 aplikime.

Teksa citoi këtë bisedë Rama tha se të gjithë ata që Tirana iu duket si ferr, me siguri janë duke e sharë me libër shpije.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk e mbaj mend saktësisht vitin, por mbaj mend që ishte i hapur vendi i punës për Ambasadorin e BE-së dhe rastësisht kam takuar shefen e atëhershme të diplomacisë Evropiane, që më tha:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ça ndodh me Shqipërinë?

Se kuptova pyetjen.

Tha kemi disa vende për ambasadorë dhe kemi hapur aplikimet. Për vende e BE-së ka një mesatare të zakonshme 9-10 aplikime. Për vendin në Tiranë janë 41 aplikantë. Ça është ai vend dhe pse duan të vijnë në Tiranë?

Dhe përveç kësaj – më tha – ka ambasadorë aktualë që janë ambasadorë, ose që janë në pozicione shumë të larta në ambasada të mëdha nëpër botë, që kanë qenë në Tiranë dhe duan të rikthehen në Tiranë.

Po kush janë? – i thash.

Nuk të them dot – më tha.

Dhe mora vesh njërin prej tyre që e njihja. Ishte sekretar në një nga ambasadat më të mëdha të botës. Dhe i nisa një email: ‘Është e vërtetë që ke aplikuar të kthehesh në Tiranë?’

Më shkruajti: ‘Po është e vërtetë, sepse pasi ke qenë në Tiranë, nuk ka kontinent që ta mbush syrin.’

E marr me mend se çfarë mund të jenë në këtë moment duke menduar dhe në cilat faqe të librit të shpisë janë duke më sharë, ata që po me ndjekin dhe thonë çdo ditë e çdo natë që këtu është ferr, këtu nuk jetohet, të mbyt betoni. Por e vërteta është që ky është një qytet që unë e kam provuar që në sytë e atyre që vijnë është një vend që duan të kthehen. Mase këta që vijnë nga BE-ja janë të lodhur me shumë rregull dhe me shumë disiplinë, standarde dhe monotoni. Ata që vijnë nga Amerika ndihen të lumtur sepse ndihen njësoj si Papa kur shkon në Argjentinë. Mbase të tjerët që vijnë mendojnë që vijnë në mes të Europës dhe papritur gjejnë gjëra që Evropa nuk i ka dhe ndihen si në vendin e tyre”, tha kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?