Rama: PD dhe gjyqtarët kanë krijuar barrikadë për reformat e BE

 Nga Peqini në një takim me fermerët, kryeministri Edi Rama ka folur dhe për kushtet e BE-së për integrimin e vendit. Kryeministiri tha deklaroi se gjyqtarët bashkë me Partinë Demokratike kanë ngritur një barrikadë kundër ligjit të Vettingut. Kreu i qeverisë u shpreh se Europa na e ka bërë të qartë se duhet të pastroni gjyqësorin nga të korruptuarit përpara se të ulemi të bisedojmë për negociatat. “Gjykatësit me PD kanë krijuar një barrikadë për ligjit, i kanë bërë vendit hatatë më të mëdha në 25 vite.

 PD me gjyqtarët duan të pengojnë Reformë në Drejtësi. Europa na e ka bërë të qartë, që pastroni gjyqësorin nga të korruptuarit, që të ulemi të bisedojmë me ju’ u shpreh Rama, pas problemit që një banor i ngriti për çështjen e pronësisë së tokës me falsifikimet. Gjatë takimit me fermerët në Peqin, Rama deklaroi se trashëguam një situatë të vështirë, por në tre vitet e qeverisjes kemi bërë më shumë se 25 vite dhe mbështetja për bujqësinë do të vijojë. Sipas kryeministrit ligji i ri i pronave i jep zgjidhje problemit të vjetër, ndërsa PD bën propagandë duke kërkuar të përfitojë nga mërzia e njerëzve.

 “Jemi investuar fuqimisht që të pastrojmë kanalet ujitëse dhe kulluese, pasi për 25 vite nuk u vu dorë. Përsa i përket ligjit të pronës që miratuam, hera e parë që jep një zgjidhje përfundimtare të cështjes dhe përkrahet nga Europa, pasi ligji 7501 iu mohoi titujt e pronësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Po vazhdojmë që të japim titujt e pronësisë në cdo bashki. Jemi të vetëdijshëm që mbështetja për fshatin duhet të jetë e madhe, prandaj kemi krijuar fondin për fermerët për kredi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Bankat e nivelit të dytë i kthejmë në aleate të qeverisë dhe fermerëve. I kemi dëgjuar ata të SHQUP, por ne e kemi rritur mbështetjen e shtetit për fermerët, përpos fondit.  PD, propagandë që kërkon të përfitojë nga mërzia e njerëzve. Në 2005 u ble ekskavatori i fundit për bujqësinë, ne kemi blerë 71. Puna do kohën e vet dhe durimin e vet, pasi nuk mund të bëhet cdo gjë në tre vite” deklaroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?