Rama: PD nuk ka shans ta ndalë historinë e drejtësisë
Kryeministri Ed Rama ka reaguar sot në rrjetet sociale për reformën në drejtësi. Kryeministri thotë se do të vijojë shumë shpejt miratimi i ligjeve që pasojnë reformën e miratuar pak ditë më parë. Ai tha se presioni i ndërkombëtarëve e krisi murin shurdh të Partisë Demokratike.
Por megjithëse PD do të tentojë të ndalë apo frenojë zbatimin e reformës, ata nuk kanë shans ta bëjnë një gjë të tillë,- shkruan Rama.
“Reforma në Drejtësi do të vazhdojë me ligjet kryesore që pasojnë reformën e miratuar kushtetuese dhe kërkojnë minimumi 84 vota. Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese. Por nuk kanë shans ta ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut.
Shqipëria nuk është më ajo që ishte përpara votimit historik të së enjtes së shkuar; jo vetëm në sytë e Ëashingtonit, Berlinit e Brukselit, po edhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar të investitorëve, vendi ynë ka fituar një besueshmëri të re. Votimi i 21 korrikut i ka hapur rrugë një reforme shembullore në drejtësi dhe vetingu me mbështetje ndërkombëtare (parashikuar në kushtetutë) i të gjithë gjykatësve e prokurorëve, i cili do të nisë si një operacion rrënjësor pastrimi nga maja e piramides së korruptuar të gjyqësorit, i ka bërë të marrin frymë lirisht investitorët e mëdhenj. Këtë e konfirmoi sot vetë Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim”, shkruan kryeministri.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10153875934006523
KOHA JONË SONDAZH

