Rama: PD po braktis çështjen kombëtare, atë të negociatave me BE-në

Partia Demokratike po bën atë që as ajo vetë nuk e ka bërë kurrë, po refuzon një rezolutë me interes mbarëkombëtar.

Është ky gjykimi i kryeministrit Edi Rama i asaj çfarë ndodhi më herët në Kuvend, ku opozita pasi e bllokoi Kuvendin për më shumë se një orë vendosi të largohej nga salla, duke mos marrë pjesë në miratimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

E për të ilustruar këtë akt të opozitës, Rama solli në vëmendje ngjarjen e Gërdecit, e cila ndodhi vetëm dy javë nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, duke kujtuar se opozita në atë kohë, që kryesohej nga Partia Socialiste, pavarësisht pasojave tragjike që shkaktoi shpërthimi i depove të municioneve, nuk e përdori ngjarjen për interes politik, duke vënë në pah interesin kombëtar, që lidhej me futjen e vendit në NATO.

Pjesë nga deklarata

Kemi qenë në Kuvend, por erdhëm në Kuvend dhe votuam më unanimitet rezolutën e propozuar nga PD, kur ka qenë në pushtet.

Kur Shqipëria po hynte në NATO ndodhi katastrofa e Gërdecit, në atë kohë ne u kritikuam pikërisht sepse nuk e kthyem atë moment tragjik, në një mjet politikë për të cenuar një proces që ishte drejt finalizimit.

Edhe sot kur jemi në metrat e fundit të një rrugë shumë të gjatë, kur Kuvendi ka detyrën që të votojë një rezolutë, opozita ikën na salla. Ishte një mundësi e mirë që thoshin, se Kuvendi i Shqipërisë është në unanimitet pro hapjes se negociatave. Por kjo kthehet një problem, pasi pa votat e opozitës shikohet sikur është e njëanshme.

Kjo rezolutë mund të jetë një arsye më shumë, për të thënë atyre që votojnë se ne nuk jemi unanim në çeljen e negociatave.

Opozita nuk po lë gurë pa lëvizur që të shkatërroj këtë protestë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155830479256523/

SHKARKO APP