Rama, PD-së: Ilir Meta do jetë me mua në 2017-ën!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë në një farë mënyrë një përgjigje interesimit të gjerë mediatik rreth një takimi mes tij dhe Ilir Metës në Kryeministri mbrëmjen e së mërkurës. Mediat pritën për 5 orë aq sa zgjati edhe darka mes tyre që cilësohet si “Lalzi 2” por nuk mësuan dot detajet.

Kryeministri Rama ka folur i pari për këtë takim pasditen e djeshme. Ai zgjodhi të flasë, jo duke treguar konkretisht për çfarë folën, por duke i thënë një mesazh opozitës se nuk keni shumë shanse për koalicion me LSI-në.

“Meqë e kishe merak takimin tim dje, po të them që nuk ishte as për mbetjet, as për kanabisin dhe për asgjë tjetër. Ishte për të diskutuar sesi do të ndërtojmë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Kur ta mbarojmë diskutimin do t’ju njoftojmë për dhimbjen tuaj”, deklaroi Rama nga foltorja e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në mënyrë që edhe ju të flini mendjen, se jeni bërë kaq qesharakë sa dukeni si një komshi që thotë: mua s’më merr njeri, por ishalla po ndahen komshinjtë e mi, që të më marrë ndonjëri prej tyre”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, a është ky sinjali më i qartë se koalicioni i majtë tashmë ka gjetur kyçin e një marrëveshjeje të re për zgjedhjet e 2017-s? Kjo nuk dihet me saktësi për sa kohë ska folur Ilir Meta…/Opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?