Rama për B52: Jemi për pavarësinë e Kosovës por kundër bashkimit me Shqipërinë
Rama në këtë intervistë, ka thënë se projekti i shqiptarëve është një “Europë e Madhe” me të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë në të.
“Më tregoni një provë të vetme se cili politikan shqiptar ka bashkëpunuar me dikë për këtë idenë e Shqipërisë së Bashkuar”, ka thënë Rama.
Kryeministri Rama ka thënë se e habitë fakti se dikush në Serbi provokohet nga qëndrimi se Kosova është shtet i pavarur dhe të ndarë nga Shqipëria.
“Për mua është magjespse se si ju mund të provokoheni nga kjo. Kjo nuk është diçka që unë e kam ëndërruar. Kjo është realitet. Shumë shtete me të cilat Serbia bashkëpunon e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka thënë veç tjerash Rama.