Rama për ”France24”: Nuk jemi ne ngadalë, por BE-ja. Procesi është si pilulë kundër depresionit

I kthyer në epiqendër të Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, si edhe ”tensionet” me Bullgarinë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ​​”France 24”, ku thotë se BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj, e jo Shqipëria. Kreu i qeverisë thekson edhe se procesi është si pilulë kundër depresionit.

Media franceze shkruan ndër të tjera se Rama është bërë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e progresit për procesin e anëtarësimit të vendit të tij në BE: fillimisht duke kërcënuar se nuk do të vinte në takim, më pas duke njoftuar më pas se procesi po “rrëmbehej” nga vetoja bullgare mbi procesin e pranimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut.

“Rama vazhdoi duke e përshkruar statusin e kandidatit në BE si “një lloj pilule kundër depresionit për të rritur moralin e vendeve, por tha se ai e ndjente “të drejtë të njihte ukrainasit si një komb që po bëjnë shumë për ne, sesi ata parandalojnë avancimin e kundërreformës më të frikshme në botë që Putin dëshiron të vendosë”, raporton France24.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?