Rama për “Kthimerini”: Serbët kanë mbetur ballkanasit e vjetër

Jam vërtet i çuditur sesi një banderolë fluturuese mund të ngjallë një furtunë të tillë nacionaliste në një stadium futbolli. Më çudit edhe verbëria me të cilën raguan mediat ndërkombëtare. Në vend që të përqëndroheshin tek thirrjet raciste të 30 mijë njerëzve që bërtisnin “vrisni shqiptarët”, i thanë publikut se një flamur hodhi në erë gjithë takimin. E turpshme!”

I pyetur sesi do të kishte reaguar ai nëse mbi stadiumin e Tiranës do të ngrihej një flamur me Serbinë e Madhe, Rama tha se do ndihej keq nëse forcat e sigurisë do të dështonin të evitonin trazirat dhe nuk do të mbronin lojtarët në një fushë ku nuk do të kishte tifozë të skuadrës kundërshtare.

E para dhe më kryesorja nuk do të akuzoja qeverinë e një vendi tjetër për diçka që i takon qeverisë sime. E dyta, ju siguroj se nuk do të ishte kënduar me kore raciste dhe asnjë lojtar nuk do të dhunohej me preteksin se në stadium u ngrit një banderolë fluturuese. Dhe e treta, edhe nëse pranoj për hir të bisedës se gjithçka do të merrte një rrjedhë të tillë të dhunshme si në Beograd, as unë dhe as Presidenti i Republikës nuk do të kishim mbajtur fjalime të tilla fyese kundër popullit serb siç bënë autoritetet e Beogradit me popullin shqiptar”.

Rama shpjegon edhe  deklaratën e bërë në “Zërin e Amerikës” se shqiptarët sot janë krenarë pasi bëjnë diferencën në Ballkan.

Kur të gjithë shqiptarët u derdhën në rrugë menjëherë pas ndeshjes, nuk dëgjova askënd të thoshte “vrisni serbët”. E pra në gjithë këtë dramë absurde shqiptarët treguan se janë europianët e rinj, ndërsa miqtë tanë serbë treguan se janë ende ballkanasit e vjetër. Do t’u thosha të çlirohen sepse shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre nuk kanë qenë asnjëherë sulmues, por janë ndeshur gjithmonë me sulme nga të tjerët”.

Në intervistën e dhënë për “Kathimerini” Rama foli edhe për marrëdhëniet aktuale me qeverinë greke, duke thënë se nuk sheh asnjë stanjacion në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Dua ta ftoj kryeministrin Samaras të vizitojë Tiranën. Kam shumë respekt për të dhe për atë që po tregon me detyrën e vështirë për të nxjerrë Greqinë nga kriza ekonomike. Kam shumë besim në qëllimet e tij të mira kundrejt Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe besoj se bashkë mund të bëjmë shumë gjëra, duke forcuar jo vetëm marrëdhëniet mes dy vende, por edhe marrëdhëniet rajonale”.

SHKARKO APP