Rama, për mediat serbe: Nuk e kuptoj se si pretendoni të mos flisja për Kosovën

Rama thotë se nuk e kupton se si serbët pretendojnë që ai të mos fliste për Kosovën, kur tashmë pavarësia e saj është një realitet.

Unë nuk e kuptoj se si është e mundur që të mos përmendet Kosova, kur ajo përmendet kudo.  Unë nuk isha nervoz, ju duhet të pyesni Aleksandër Vuçiçin nëse ai ishte nervoz… Unë mendoj se kam qenë shumë i sinqertë, i hapur dhe i qartë. unë thashë të vërtetën. Takimi ishte i vështirë, konferenca për shtyp nuk ishte rutinë, pasi u tha e vërteta. Komunikimi ishte i hapur dhe i ndershëm, edhe pse takimi ballë për ballë me kryeministrin Vuçiç ishte shumë i vështirë, unë mendoj se ishte shumë i arsyeshëm. Ne ishim të sinqertë me njëri-tjetrin. Unë preferoj një rrugë më të vështirë, sepse kjo e forcon miqësinë”, tha Rama.

Ai u shpreh se vizita do të bëhej edhe pa sugjerimin e Angela Merkel, duke qenë se ai ishte caktuar para Kongresit të Berlinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Rama ka thënë se me Boris Tadiç ka pirë një kafe si mik, ndërkohë që me presidentin Nikoliç thotë se nuk ishte planifikuar asnjë takim, ndaj ai nuk ka ndodhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama ndërkohë ka fjalë pozitive për ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Ivica Daçiç ka aftësi të caktuara që dhe unë i kam. Një politikan i aftë që është në gjendje të thotë atë që ai mendon se do të jetë interesante për njerëzit, pa marrë parasysh nëse kjo është e vërtetë apo jo. Kjo është tipike e politikës profesionale”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?