Rama për ndarjen nga jeta të Tan Mezinit: S’e besoj dot që sot s’është më, dje ishim në të njëjtën tryezë

Shkruar nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë:

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.
Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe🙏”, shkruan Rama.

SHKARKO APP