Rama përfundimisht një kartë e djegur edhe në Kosovë!

Nga Petrit Vasili

Shqipëria është tradhtuar e shitur me kohe nga Edi Rama si ne planin politik, ekonomik dhe shoqëror.

Kjo tradhti ka prodhuar kapjen e shtetit, rrënimin ekonomik me koncesione dhe administrim kriminal te financave te shtetit dhe shpopullimin dhe boshatisjen demografike tragjike te vendit.

Ndaj përpara shqiptareve prej kohesh Edi Rama është një Karte e Djegur.

Por duke gjalluar ende ne karrigen e kryeministrit Rama shpërdoroi antikombëtarit edhe atributet e përfaqësimit shtetëror te Shqipërisë ku kryeprioriteti dhe kryeçeshtja eshte dhe mbetet Kosova.

I palodhur ne futjen e thikave pas shpine Kosovës Rama nuk ka përfaqësuar ne asnjë rast shqiptaret dhe atë, qe ata duan për Kosovën, por ka përfaqësuar te kundërtën dhe saktësisht atë qe duan armiqve me te egër te saj.

Padia ndaj Haradinajt ishte akti i fundit i projektit te tradhetise ndaj Kosoves nga Rama, e filluar me ndarjen e kufijve dhe e vazhduar me Minishengenin e te tjera akte te dukshme e te padukshme…

Akti ndaj Haradinajt ishte emblematik per nga urrejtja dhe shpirtshitja e Rames. Akti ndaj Haradinajt ishte çjerrja e plote e maskes hipokrite te Rames. Akti ndaj Haradinajt shuajti cdo dileme dhe provoi rolin aktiv dhe te lige te Rames ne projektin anti Kosove.

Pas këtij akti Edi Rama është përfundimisht një Karte e Djegur edhe ne Kosove.

SHKARKO APP