Rama përmend Berishën në Kamëz: S’keni punë me Gjykatën e Parisit
Kryeministri Edi Rama ka përmendur procesin gjyqësor që po ndjek Sali Berisha në Francë me kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpalljen ”non-grata”. I ndodhur në Valias, Kamëz, ku dorëzoi çelësat e apartamenteve të reja, Rama paralajmëroi qytetarët që të kishin kujdes me veprimet e tyre.
Rama u tha të mos ndjekin ”berihain” (Sali Berishën) në protesta, pasi shtëpitë nuk do të vijë t’ua marrë askush. Këtu shtoi se për rrjedhojë, nuk do të kenë nevojë tu drejtohen as Gjykatën e Parisit.
“Nuk është faji im që ju e prisnit nga tjetërkush. Rëndësi ka që gjërat të shkojnë mirë për ju. Shikonin punën tuaj. Partia ka punët e veta, mos u merrni me punët e partisë. Ju jeni si ajo parulla e parë e PD “në qeverisim, bota na ndihmon”. Edhe këtu në Kamzës ashtu jeni: Ne rrimë, PS na ndihmon, ose ne protestojmë, PS na ndihmon. Jemi të gjithë mirë me shëndet, jemi të motivuar falë protestave tuaja. Bëni kujdes me protestat e tjera, mos shkoni pas berihait. Ju nuk keni punë me Gjykatën e Parisit, ju shtëpitë i keni tuajat, nuk vjen njeriu t’jua marrë, as duhet të shkoni në gjykatë për t’i marrë, hajt rroftë PD”.