Rama përshëndet me një fjalim inkurajues hapjen e Panairit të parë të Punës në Athinë

Gjatë fjalës së tij, në Panarin Shqiptar të Punës, “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, në Technopolis, Athinë, Rama bëri një bilanc të ecurisë së biznesit, kapacitete të cilat janë gjithashtu një tregues i mundësive që u ofrohen si garanci emigrantëve në Greqi që ta konsiderojnë kthimin dhe investimin e përvojës dhe të ardhurave të tyre në Shqipërinë që tashmë ka ndryshuar.

Rama u ndal te resurset, të ardhurat, pagat dhe çdo aset tjetër që i vjen kësaj alternative si mundësi.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një takimi me bashkëatdhetarë shqiptarë në Greqi, pak pas takimit drejtpërdrejtë me sipërmarrësit dhe kompanitë përfaqësuese nga Shqipëria në Panairin e Punës në Athinë, se plot “120 kompani shqiptare nga Shqipëria janë në këtë panair për të përcjellë Shqipërinë e punës dhe për t’ju treguar nga afër motrave dhe vëllezërve në Greqi që dje erdhën për të kërkuar një punë të ndershme dhe për të ngritur ekonominë e tyre familjare përmes punës se Shqipëria ka punë për ta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më vjen shumë mirë, që kjo eksperiencë e parë na dha mundësinë që në këto pak orë të paradites të shikojmë se sa të interesuara janë kompanitë e Shqipërisë për të çelur dyert e tyre për shqiptarët e Greqisë dhe nga ana tjetër se edhe nga ana e tyre, shqiptarët me banim këtu kanë treguar shumë interes, deri tani janë lidhur disa kontrata drejtpërdrejtë në stendën e panairit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e vetmja rrugë, për të çarë perden shumë të rëndë dhe të zymtë të dizinformimt, të fjalëve që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin të një zymtie të përgjithshme që përcillet nga këneta mediatike e Shqipërisë ku duket sikur Shqipëria ka vetëm lajme të këqija. Ndërkohë që në fakt, Shqipëria punon, zhvillon dhe zgjeron ekonominë e saj, bëhet gjithmonë e më konkurruese për ata që duan të jetojnë me punë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë të lidhur me vendin përmes kronikave mediatike, shpesh u krijohet një pasqyrë zymtësie për zhvillimet dhe ngjarjet në Shqipëri.

“Juve që jetoni këtu, dhe që jeni të lidhur me vendin dhe përpiqeni të ndiqni aktualitetin e vendit, jam i bindur që më shumë mërziteni se sa gëzoheni kur merrni lajme nga kanalet e kënetës sonë. Unë dua t’ju them se nëse i referohemi pasqyrës së realitetit ekonomik dhe social të vendit tonë sot, nuk ka asnjë krahasim me një dekadë më parë kur ne ndërmorëm këtë rrugëtim.

Të gjithë ata që thonë se ekonomia e Shqipërisë është më keq, është se flasin qëllimisht keq për punët në Shqipëri, ose nga mungesa e informacionit të këtyre fjalëve. Ka një të dhënë shumë të thjeshtë, kur ne morëm detyrën kishte vetëm 117 mijë subjekte biznesi, sot ka 250 mijë”, pohoi Kryeministri.

Në panairin me temë “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, në Technopolis, Athinë, janë të pranishme mbi 120 subjekte shqiptare, liderë të investimeve në shumë fusha, do të ofrojnë në këtë panair mundësi punësimi për shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Panairi u ofron bashkatdhetarëve të diasporës që duan të kthehen dhe punojnë në Atdhe, mundësi punësimi, por edhe informacion mbi hapësirat për të investuar. Panairi i Punës, i pari i këtij lloji, në Greqi, hap një derë të re komunikimi me diasporën shqiptare për Shqipërinë 2030.

Të gjitha mundësitë e punës dhe materialet informuese do të jenë të aksesueshme edhe online, gjatë Panairit të Punës, për t’i mundësuar çdo personi të interesuar të marrë pjesë në këtë mundësi.

Panairi i Punës, i cili do të qëndrojë i çelur përgjatë gjithë ditës, deri në orët e para të mbrëmjes është i organizuar në panele, dedikuar fushave të ndryshme, konktretisht: Ndërtimi dhe Transporti; Mësuesit për Shqipërinë; Ekonomia, Punësimi & Familja; Hoteleria & Turizmi; Bujqësia dhe Zhvillimi Rural; Bashkitë, Investime & Punësim. Sipas fushave, panelet do të drejtohen nga ministrat përkatës, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja, Mirela Kumbaro, Anila Denaj dhe Arbjan Mazniku.
AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?