Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama po i rrëmben 4 mandate në tavolinë me ndryshimet Kushtetuese, pse opozita duhet të tregojë forcë

Politikë E premte, 17 Korrik 2020 14:15
Rama po i rrëmben 4 mandate në tavolinë me ndryshimet Kushtetuese, pse opozita duhet të tregojë forcë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga AGRON GJEKMARKAJ

Ndërkombëtarët një e nga një po reagojnë të gjithë kundër tentativës së Edi Ramës për të penguar koalicionet parazgjedhore me ndërhyrjet e tij në Kushtetutë. Për ta bërë disi edhe groteske këtë përpjekje, duhet kujtuar fakti se ky proces ka filluar online në kohë pandemie, ende nën gjendje të jashtëzakonshme. Ambasadorja e SHBAsë, zonja Yuri Kim, e cila flet shqeto siç u pëlqen shqiptarëve, e ka bërë që para një jave të ditur qëndrimin e saj për të miratuar pa asnjë ndryshim marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilën gjet kohë për ta përgëzuar vetë Mike Pompeo. Të shumtë janë ata që ende presin një tjetër reagim të saj.

Disi të hutuar, të zënë në befasi nga surpriza e Ramës, edhe të tjerë pas një dremitjeje kuptuan që nuk mund të bënin më fasadën e Kryeministrit, i cili do të rrëmbejë zgjedhjet një vit para se ato të realizohen. Ata ishin mësuar që të përdornin kundër opozitës argumentet e tij. Ndonjë e shihte Kryeministrin si shëlbuesin, liberatorin dhe garantin e demokracisë shqiptare, e cila vazhdonte të shfaqej e vrazhdë se i fusnin ende shkopinj nën rrota dhe s’e kuptonin në thelbin e tij misionar për “Shqipërinë që duam” në Europën që kemi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njëri prej tyre është edhe Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në vendin tonë, i cili gjithashtu mbështeti linjën e zonjës Kim dhe kërkuar votimin e marrëveshjes.

Pa mëdyshje, pa delikatesë diplomatike, e drejtpërdrejtë dhe kërcënuese ishte deklarata e përfaqësuesit të lartë të Bundestagut gjerman, Wadephul, për gjymtim të perspektivës europiane nëse kjo tentativë bëhet fakt. Por atë që nuk di zotëria gjerman, e dimë ne që jemi këtu. Edi Ramës, në këtë fazë mbi të gjitha i intereson vazhdimësia në pushtet dhe pothuaj fare integrimi. Ky proces i intereson vetëm si makijazh propagande dhe këtë e ka demonstruar me mënyrën e qeverisjes. Rama mendon si të mbajë pushtetin, pa Europës beson se ia gjen përsëri anën. Po ashtu, Komisioneri për Zgjerim dhe zëdhënësja e Komisionit Europian, si dhe tre dinjitarë të lartë të Parlamentit Europian, njëri prej tyre McAllister, të partive kryesore të majta e të djathta, reaguan me ashpërsi për këtë dredhi e pabesi që i bëhet një marrëveshjeje politike të firmosur me dëshmitarë. Siç vihet re, mozaiku i reagimeve po plotësohet çdo ditë me ngjyra të reja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fakti që disa ndërkombëtarë tërhiqen apo i fshijnë deklaratat e tyre publike, siç ishte rasti i Parlamentit Europian dje, dëshmon se çfarë na pret nesër.

Gjithashtu, aktiv është rishfaqur edhe Presidenti i Republikës, i cili për nga roli institucional duhet të jetë garanti i Kushtetues. Me të drejtë, ai ka argumentuar se një Parlament me probleme legjitimiteti, i cunguar, në situatë pandemie, me një nxitim të pajustifikuar, në mënyrë të njëanshme prek librin themeltar të shtetit. Po ashtu, opozita e bashkuar ka ngritur tonet duke folur për destabilitet dhe pengim të perspektivës europiane.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Deri tani gjithçka është në nivel retorik. Me gjasë, opozita të gjitha shpresat në këtë betejë, e cila e sheh atë viktimë, por në të njëjtën kohë të pranuar si fituese hipotetike e zgjedhjeve nga Edi Rama, i ka mbështetur te faktori ndërkombëtar.

Rama nuk ka dhënë ende shenja tërheqjeje, përkundrazi u ka mbajtur gjermanëve leksione sovraniteti, megjithëse në çdo qelizë të jetës shoqërore varemi nga BE dhe SHBA. Nuk është çudi që t’ua ndreqë samarin mirë e mirë me Elisën, Ulsiun, Gentin e të tjerë gjatë ditëve në vazhdim.

Nëse ai i shkon kësaj peripecie deri në fund dhe meqenëse po i mbush 8 vjet në pushtet dhe për një mandat të tretë luan me qarin me shpresën që të kalojë lumin, po më vonë gjërat ndreqen rrugës, pyetja është si do të sillet opozita dhe ajo pjesë e shoqërisë që këtë lëvizje e sheh me shqetësim të madh? A do të pranojë ajo në çdo rast faktin e kryer?

Nuk janë të paktë zërat që thonë se po krijohet frymë pro opozitare, madje është Edi Rama që po kontribuon për këtë me nevojën e tij për të bërë atë që ka premtuar se do bëjë. Mundet që këtu ka të vërtetë, por askush nuk duhet të harrojë se më pengimin ligjor të koalicioneve, ai i rrëmben në tavolinë opozitës dy deri në katër deputetë, praktikisht e godet në mundësinë e fitores duke i përzier kartat, duke krijuar kaos e rrëmujë.

Natyrisht, opozita ka nevojë për normalitet që të shpjegojë programin e saj, fabulën politike, të prezantojë ekipin e vet e sidomos të shfaqë optimizëm dhe në asnjë rast frikë para opinionit, por të mbrosh diçka që është e drejtë mbetet domosdoshmëri. Kjo është mënyra sesi Rama lobon dhe ia del. Duhet investuat besim te ndërkombëtarët, por më shume te qytetarët. Serioziteti me të cilin mbrohen kauzat, vështrohet me kujdes nga qytetarët. Nëse Rama nuk u bindet ndërkombëtarëve dhe nëse nuk ka reagim popullor e opozitar, një ditë edhe ndërkombëtarët do të heshtin duke pranuar sjelljen tonë. Ata nuk do të bëjnë betejat tona për demokraci.

Lulzim Basha dhe opozita nuk duhen të kompleksohen aspak për të rifilluar rezistencën për diçka kaq themelore. Nëse para një viti Rama u hoq si viktimë dhe gjestet opozitare nuk u mirëkuptuan, madje u dënuan nga SHBA dhe BE, sot rolet kanë ndërruar dukshëm. Në sytë e zgurdulluar të ambasadorëve, Kryeministri po përpiqet të ndalë rrotacionin që po përvijohet. Ndaj, çfarë thirrjeje mund t’u bëjnë ata nesër qytetarëve që mbrojnë një të drejtë bazike?!

Çfarë leksioni demokracie, çfarë këshille do të jepnin ata në këtë rast? Rama e ka të qartë që zgjedhjet e lira e të ndershme e nxjerrin humbës, ai e di që pa pushtet humbet garancitë jetike, ndaj bën gjithçka për t’i penguar ato me çdo artificë. Po kaq, opozita duhet të ekzekutojë të drejtën e vet për t’u mbrojtur dhe të ftojë këdo që ende beson se Kushtetuta e këtij vendi nuk është lëvere që përdoret si gjethe fiku për sharlatanët. Opozita po bën mirë që pret fuqinë e aleatëve, por le të përdorë edhe fuqinë e vet që sot e ka. Demonstrimi i forcës përgjatë historisë njerëzore i ka shërbyer shpesh paqes dhe demokracisë.

Botuar ne “Panorama.al”

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 3 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 10 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 11 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 12 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.