Rama: Po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës, lumi i vetëm i egër në Europë
Në Ditën Botërore të Lumenjeve, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin se po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Teksa iu ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama rithekson edhe se lumi Vjosa, është i njohur e i çmuar botërisht si lumi i vetëm i egër në Europë.
“MIRËMËNGJES dhe në Ditën Botërore të Lumenjve me lajmin se po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës, i njohur e i çmuar botërisht si lumi i vetëm i egër në Europë, ju uroj të dielë të paqtë”,-shkruan Rama në facebook.