Rama postoi video nga Vunoi. Petrit Vasili i kthehet: Edi! Në Vuno ka Polifoni, jo klarinetë të vetmuar!
Kryeministri e nisi ditën e sotme me një video nga fshati turistik i Vunoit, ku në sfond dëgjohej muzika e një klarinete.
Ndërkohë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook, i thotë Ramës se në Vuno ka Polifoni dhe jo klarinetë të vetmuar.
Në vijim postimi i plotë i Petrit Vasilit
Edi, në Vuno ka Polifoni dhe jo klarinetë të vetmuar!
Edi Rama poston video për Vunoin dhe shoqëron me një sigël me klarinetë!?
Në Vuno dhe në Himarë këndohet vetëm me Polifoni.
Në krahinën tonë këndojmë të gjithë bashkë, të barabartë dhe në respekt të njëri-tjetrit.
Edi nuk këndon dot me shokë si i barabartë mes të barabartëve.
Edi këndon vetëm dhe i bie vetëm klarinetës sëtij.
Në respekt të Vunoit dhe të gjithë krahinës së Himarës të qeverisur me venome (e pavarur) dhe në ditët e pushtimeve më të egra dhe me polifoninë e saj të pashoqe, që Edi të kuptojë se si këndohet në atë krahinë e në atë fshat, po ju vë të degjoni:
Këngën madhështore, Perlën e Polifonisë bregdetase “Vajze e valëve”.