Rama poston foto nga Kongresi: Të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me Kongresin që u mbajt dje nga partia që ai drejton, PS-ja.

Teksa ka shpërndarë foto nga aktivitetet e djeshme, Rama jep këtë mesazh. “Të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike”.

Postimi i plotë

Mirëmëngjes, dhe me këtë fotoalbum nga Kongresi ndryshe i Partisë Socialiste, duke ju ftuar të gjithëve të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike #TëBashkuarJoTëNdarë, si shqiptarë, si qytetarë e si njerëz të këtij vendi, ju uroj një të diel të paqtë.

SHKARKO APP