Rama poston foton e rinisë në 30-vjetorin e Lëvizjes Studentore: Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh në 30-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit.
Rama ka postuar një foto të tij nga Lëvizja Studentore e dhjetorit të vitit 1990, duke thënë se ato ishin kohë të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë shqiptare.
Postimi i Ramës:
30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale.
Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës.
Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite😊
30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është…
Posted by Edi Rama on Monday, December 7, 2020