Rama poston foton magjike nga Laguna e Karavastasë
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta vitet e fundit është kthyer edhe në një destinacion të turizmit të vrojtimit të shpendëve. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotografinë e realizuar nga Leonard Dauti, i cili u prezantua në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2”.
“‘Wanderlust in Albania 2’ sjell foton ‘Lagunës së Karavastasë’, e realizuar nga Leonard Dauti. Fotografia pjesëmarrëse në kategorinë ‘Peizazhe’ në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Video Reels ‘Wanderlust in Albania 2’, pasqyron natyrën e mrekullueshme të lagunës, duke ftuar të gjithë në një udhëtim eksplorues në një nga zonat më të bukura natyrore të Shqipërisë.
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

