Rama poston fotot nga Korça, Parku Rinia i mbushur me qytetarë

Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri. Për shumë pushues klima është mjaft e përshtatshme për t’i ikur të nxehtit të korrikut. Parku “Rinia” është një prej alternativave kryesore për të kaluar këto ditë të nxehta vere.

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga ky park, i mbushur plot me qytetarë. “Pasdite tek Parku Rinia, Korçë”, shkruan Rama krahas fotove. Parku i Korçës, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katrorë, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë.

Parku i ndodhur në veriperëndim të qytetit, është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme. Falë investimit për rehabilitimin e tij, kjo pjesë e gjelbër e Korçës u shndërrua në një park model me standarde europiane, me qëllim që të jetë sërish dhe vetëm në funksion të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?