Rama poston fotot nga puna: Teatri i ri do rikthejë magjinë e skenës në zemër të Tiranës

Puna më e madhe për hedhjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar ka përfunduar, ndërsa punohet me ritme të mira që brenda vitit 2025 të mbarojë ndërtimi i karabinasë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot nga punimet në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, ku thotë se do të rikthejë magjinë e skenës teatrore në zemër të Tiranës.

”Vijon puna për ndërtimin e Teatrit të Ri, një projekt që do të rikthejë magjinë e skenës teatrore në zemër të Tiranës. Me investime të reja dhe teknologji bashkëkohore, po ndërtojmë një vend të dedikuar artit dhe kulturës, ku do të ngjiten në skenë artistët më të talentuar të vendit dhe jo vetëm”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP