Rama poston pamjet nga ura e madhe e Kukësit (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet e urës së madhe në Kukës në rrugën e Kombit.

Teksa publikon pamjet e urës së vjetër dhe të re, Rama thumbon dhe opozitën, duke e krahasuar me urën e vjetër të Kukësit.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook

MIRËMËNGJES
Dhe me një tjetër vepër të munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën ka nisur puna, e falë së cilës do të mbyllet kapitulli i kthesës sa të rrezikshme aq edhe qesharake në dalje të asaj “gryke shisheje” përballë shkëmbit, si edhe në pamundësi që mos t’ju them të gjithëve, më falni po dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë, ju uroj një ditë të mbarë?

*** po punohet në shpatullat e urës. Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m!

Aktualisht janë kryer gërmimet për ndërtimin e ballëve të urës nga të dy krahët, duke zhvendosur rreth 270 mijë m3 shkëmb. Puna për ndërtimin e rampës për montimin dhe lëshimin e harkut të urës si edhe të elementeve të tjerë të saj, nis në shtator??

SHKARKO APP