Rama poston videon: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk, investimi rrit operacionalitetin e Bazës së Farkës

Tashmë helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, pasi ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë një video shkruan edhe se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë.

”Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”,-shkruan Rama.

Kapiten Ertion Kodra, shef i Mirëmbajtjes së Black Hawk, vlerësoi këtë investim që ofron kushte më të mira pune. Ai theksoi se përveç akomodimit të 4 helikopterëve Black Hawk, hangari i ri do të ofrojë edhe shërbimet e mirëmbajtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ky hangar do të ndihmojë shumë në rritjen e operacionalitetit dhe mirëmbajtjes së helikopterëve Black Hawk duke ofruar kushte më të mira pune dhe shërbimi për efektivin e mirëmbajtjes. Ndërtimi i këtij angari është për të akomoduar deri në 4 helikopterë Black Hawk, por jo vetëm për akomodimin. Këtu do të bëhet edhe mirëmbajtja ditore si dhe të gjitha proceset. Do jetë i pajisur edhe me vinç që do të shërbejë për heqjen e pjesëve më të rënda”, tha Kodra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?