FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama poston videon magjike: Elbasani gati për dhjetorin e festave

Elbasani ka ndezur dritat për festat e fundvitit. Dekoret e veçanta dhe dritat shumëngjyrëshe kanë sjellë më shumë atmosferë festimesh në këtë qytet, i zbukuruar për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, një video nga qendra e qytetit të Elbasanit, ku duken qartë momentet festive nga koncerti dhe këngët e fëmijëve në aktivitetet e organizuara për dhjetorin festiv.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë bashkuar momentit magjik të ndezjes së dritave të pemës gjigante në sheshin “Hans Didrih Gensher” në qendër të Elbasanit, ndërsa kanë shijuar momentet festive që fillojnë nga sot deri në fillim të muajit janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?