Rama poston videon: Në Itali çdo 2 minuta vdes një njeri…
Kryeministri Edi Rama edhe mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një video sensibilizuese për të gjithë qytetarët që shkelin rregullat e karantinës si masë e ndërmarrë kundër përhapjes së Koroanvirusit.
Në video shfaqet Kryetari i Bashkisë në një qytezë të Siçilisë i cili me tone të larta dhe i acaruar u drejtohet qytetarëve të Italisë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin.
Ndërkohë bashkëngjitur videos, Rama shkruan “NJË MESAZH NGA ITALIA KU ÇDO 2 MINUTA VDES NJË NJERI”.