Rama: Presim 6.5 milionë pasagjerë këtë vit, objektivi i 10 milionë turistëve më i afërt

Kryeministri Edi Rama thotë se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti i vetëm në Europë që ka tejkaluar 100 % të rikuperimit pas pandemisë. Gjatë inagurimit të kompanisë “Ryanair” në aeroportin e Rinasit, Rama solli në vëmendje të dhënat e Aviacionit Europian, që e rendisin aeroportin e Rinasit të parin në Europë referuar këtij treguesi.

“Shifra e vitit të shkuar ishte 123 % plus. Aeroporti i dytë ishte ai i Stambollit me 92 % dhe pastaj vinin të tjerët”, tha Rama. Po ashtu kreu i qeverisë solli në vëmendje faktin se vjet në Rinas janë përpunuar 5.2 milionë pasagjerë, një shifër e paimagjinueshme deri pak vite më parë.

“Këtë vit projeksioni ynë është 6.5 milionë pasagjerë, ndërsa ambicia e kompanisë është të prekë shifrën e 7 milionëve. 5.2 milionë pasagjerë të vitit të shkuar ishte objektiv i vitit 2027 dhe u arrit vjet”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri shprehu bindjen se objektivi i 10 milionë turistëve do të arrihet brenda një kohe shumë të shkurtër dhe jo në vitin 2030.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?