Rama pret në kryeministri presidentin e Izraelit: Shqipëria, mbështetëse e armëpushimit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka pritur në Kryeministri të presidentit izraelit, Isaac Herzog. Në fjalën e tij, gjatë takimit me presidentin izraelit, Rama tha se paraardhësit tanë mbrojtën hebrenjtë nga nazistët.

Jemi shumë krenarë, që paraardhësit tanë qofshin myslimanë apo të krishterë kapërcyen çdo kufizim a paragjykim dhe mbrojtën hebrenjtë dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Lidhja mes shqiptarëve dhe izraelitëve është një lidhje historike. Jemi e do jemi kundër antisemitizmi dhe kundër çdo shprehje intolerance a paragjykimi kundër hebrenjve. Ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme është shumë e rëndë dhe duhet të marrë fund sa më shpejt. Fitorja kundër terrorit është shumë më e vështirë nga se duket nga larg. Shqipëria ka qenë mbështetëse e armëpushimit, për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të nisur proces të ri, për të mirën e të gjithë njerëzve. Me siguri e ardhmja do jetë e një Izraeli më të fortë dhe një rajon më të paqtë e vizionar”, shkruan Rama.

 

SHKARKO APP