Rama prezanton formularin e ”Këshillit të Parë Publik”, komenton situatën në PD: Nuk merremi me kacafytjet e kufomave politike

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim me qytetarët pasditen e kësaj të mërkure, prezantoi formularin e Këshillit të Parë Publik. Kreu i qeverisë tha se kjo shkon përtej shumicës politike.

”Çdo qytetar mbi 18-vjeç, do të plotësojë formularin për të na ndihmuar të zgjidhim këto tema. Ideja është që këta formularë është që të plotësohet kryesisht nga njerëzit e moshuar dhe më të rinjtë, ta mbushin online apo në pikat kudo të hapet këshillimi kombëtar. Do të jetë një proces dëgjim, që shkon përtej shumicës politike. Bëhet fjalë për një sërë pyetjesh, qëllimi dhe njësia e fortë e jona është që duam që përgjigja e këtyre pyetjeve të jetë dëgjimi më i thellë i njerëzve. Nuk është e detyrueshme”.

Nga ana tjetër, Rama zgjodhi që të komentonte fare shkurt situatën në PD. “Nuk është problemi ynë, kemi shumë probleme serioze për të diskutuar, të kursejmë kohë për çështje që në seriozitetin e vet është shumë qesharake, e zënë në kurthin e një kacafytjeje”.

SHKARKO APP