Rama pritet me entuziazëm në Athinë, në çeljen e panairit “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”

Athinë – “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, shkruan Rama në postimin e tij në çelje të panairit të Punës. Ardhja e tij është përcjellë nga një pritje entuziaste e qytetarëve, të cilët ishin grumbulluar në hyrje të Panairit.

Para se ai të mbajë fjalën përshëndetëse, Rama u takua dhe bashkëbisedoi me prezantuesit e pranishëm në këtë panair të punës, i cili premton të nxisi emigrantët që punojnë dhe jetojnë në Greqi, që ta vlerësojnë mundësinë e kthimit në atdhe, për të sjellë investimet, idetë dhe përvojën e tyre në shërbim të progresit të vendlindjes.
Bashkëbisedat spontane me emigrantë, dhe ndonjë të qeshur, do të ishin hapi i parë i kësaj pritjeje dhe rezultateve që premton kjo nismë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është panairi i parë i këtij lloji, i organizuar me moton “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën,” dhe synon të ofrojë mundësi konkrete për shqiptarët që dëshirojnë të investojnë apo rikthehen në atdhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pranishëm në ceremoninë e çeljes së panairit është Kryeministri Edi Rama. Në një mesazh rrugës për në Athinë, kreu i qeverisë i bëri thirrje diasporës shqiptare në Athinë që të marrin pjesë në këtë Panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.

Në këtë ngjarje marrin pjesë kompani shqiptare nga sektori i turizmit, ndërtimit dhe teknologjisë, të cilat ofrojnë mundësi punësimi, duke përfshirë kontrata sezonale në turizëm, apo dhe mundësi gjithëvjetore në fusha të tjera të zhvillimit.

Të gjitha mundësitë e punës dhe materialet informuese do të jenë të aksesueshme edhe online, gjatë Panairit të Punës, për t’i mundësuar çdo personi të interesuar të marrë pjesë në këtë mundësi.

Të pranishëm në Panairi janë zv/Kryeministrja Belinda Balluku, ministrat Arbjan Mazniku, Blendi Gonxhja, Mirela Kumbaro dhe Anila Denaj, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, që do të kenë dhe panele diskutimi të veçanta.

AV

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?