Rama pritet të takohet me Mitsotakis në New York

Mediat në Greqi kanë publikuar lajmin se kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Po sipas mediave, takimi do të zhvillohet në Nju Jork, gjatë zhvillimi të punimeve të Asamblenë e Përgjithshme të OKB në datat 24-27 shtator.

“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të ketë takime për çështjet kombëtare dhe rolin gjeostrategjik që Greqia pret të luajë në rajon. Pjesët që janë “bllokuar” ose janë në fazat e fundit të procesit diplomatik deri më tani janë me Presidentin turk Tayip Erdogan, Presidentin e SHBA Donald Trump por edhe me Zoran Zaev dhe Edi Ramën”, shkruan media greke Newpost.gr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri grek ka konfirmuar takim edhe me presidentin turk, Tayyip Erdogan dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?