Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, Nishani e refuzon
Kryeministri Edi Rama ka propozuar në Presidencë Visar Zhitin si ambasador të Vatikanit por presidenti Nishani e ka refuzuar emrin e tij.
Zhiti, përveç se ministër në qeverinë Berisha në vitit 2013 ka patur edhe role diplomatike, një ndër të cilët ai i atashesë kulturore në Ambasadën Shqiptare në Romë. Në gazetën "Panorama" shkruhet se refuzimi i kësaj kandidature nuk ka të bëjë edhe aq me emrin e Zhitit se sa me ‘’përplasjen’’ Kryeministri-Presidencë, për formën se si procedohet me emërimet e ambasadorëve dhe jo vetëm.
Kohë më parë presidenti Nishani ka shprehur rezervat e tij për Kryeministrinë, pasi thënë nga ai ky institucion duhet të konsultohet paraprakisht me presidentin për të marrë një vendim dhe jo t’i çojë emra të gatshëm pa diskutime.
Nishani ka refuzuar kohë më parë edhe emrin e Ardian Ndrecës për ambasador të Vatikanit. Kohët e fundit Visar Zhiti ka humbur në një aksident automobilistik djalin e tij të vetëm.