Rama provokon me ndryshimet kushtetuese, Meta nga Pogradeci poston golin e “Celtic”
Kryeministri Edi Rama ka hedhur sot për konsum mediatik idenë e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti. Një projekt i tillë i qeverisë vjen pas qëndrimeve të kreut të shtetit, Ilir Meta, i cili ka deklaruar shpesh se “Kushtetua është vija e kuqe që nuk preket”.
Parlamenti ka sot 122 deputetë, nga të cilët vetëm 82 kanë mandate të ligjshme të marra sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Ideja e ndryshimeve kushtetuese, me një parlament jo legjitim është një projekt që mund të thellojë edhe me tej konfliktin politik.
Ndërsa kreu i qeverisë po hedh për debat ndryshimin e Kushtetutës, Presidenti ndodhet sot në Pogradec, qyteti në muaji mars bëri deklaratën e fortë kundër qeverisë “Rama” dhe denoncoi paligjshmërinë e parlamentit me 82 deputetët.
Nga qyteti i Pogradecit, kreu i shtetit ka ndjekur ndeshjen e skuadrës së tij të preferuar, Celtic, duke dhënë dhe një sinjal se nuk shqetësohet nga provokimet e kreut të qeverisë.
“Inkurajues rezultati i pjesës së parë. Forca pjesën e dytë për ta mbyllur me fitore ndeshjen! Hail Hail?? #CelticFC? #CELLIV #SPFL”,- shkruan Presidenti në Facebook.
The result of the first half is encouraging. Good luck in the second half to close out the game with a win! Hail Hail🍀🍀 #CelticFC💚 #CELLIV #SPFL pic.twitter.com/IdU1htqznz
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) November 23, 2019