Rama provokon protestuesit. Njofton takim te Opera në të njëjtën kohë që nis protesta
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të provokojë protestuesit që kanë dalë sot kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në orën 16:40, zyra e shtypit të Kryeministrisë njoftoi se “Pas pak ne facebook – Kryeministri Rama inspekton punimet ne Teatin Kombetar te Operas dhe Baletit”.
Zakonisht takimet e Edi Ramës janë të regjistruara dhe nuk jepen “Live” në kohë kur ndodhin, por disa orë më pas. Njoftimi i sotëm i Kryeministrisë duket si një provokim i hapur ndaj protestuesve.
KOHA JONË SONDAZH

