Rama: PS ka në dorë fatin e 25 viteve të ardhshme të vendit
“Sot na duhet të kuptojmë se PS ka në dorë fatin e 25 viteve të ardhshme të vendit, ka në dorë atë sesi do të jetë Shqipëria pas 25 vjetësh, jo në kuptimin që pas 25 vitesh do jetë PS në pushtet, por ajo që do të bëjmë ne sot do të përcaktojë 25 vitet e ardshnme. Reformat që ne po bëjmë sot duhet të ishin bërë shumë e shumë vite më parë. Duheshin zhvilluar pa u shfaqur agresivisht kanceri në gjithë organizmin e ekonomisë tonë, e shtetit tonë”.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, sot në Lezhë, në kuadrin e turit "Të pastrojmë Shqipërinë".
Ai iu përgjigj kritikave për reformat e ndërmarra duke deklaruar se sa më shumë vonohen këto reforma, aq më e lartë bëhet kostoja e tyre për vendin dhe qytetarët.
“Të kuptojmë që nuk ka rrugë tjetër. Të gjitha rrugët e tjera, të gjitha shtyrjet për nesër se nuk po durojmë dot dhimbjet sot, janë vetëm një kosto më e lartë nesër”, deklaroi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

