Rama publikon foto nga gëzimi i 28 familjeve në Gramsh: Strehë të re dhe të sigurt

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me gëzimin e 28 familjeve në fshatin Kodër Zgjupë në Gramsh, që tashmë kanë një strehë të re dhe të ngrohtë.

Kryeministri ka shpërndarë fotografi nga momenti kur familjet futen për herë të parë banesa të reja, larg ankthit nga rrëshqitja e tokës.

“Mirëmëngjesi dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë fund ankthit nga rrëshqitjet e tokës, ju uroj të diel të qetë”.

SHKARKO APP