Rama publikon intervistën me themeluesin e FII: Tirana, gati për të qenë pjesë e zhvillimeve më të mëdha globale

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një intervistë ekskluzive me Richard Attias, themeluesin e Iniciativës së Investimeve të Ardhshme (FII) – një platformë globale që për herë të parë mbërriti në Europë, pikërisht në Tiranë, pas edicionit të suksesshëm në Miami.

“Shqipëria është gati për të qenë pjesë e zhvillimeve më të mëdha globale. Tiranës i është besuar roli i mikpritëses së kësaj platforme, e cila sjell në një vend të vetëm liderë mendimesh, investitorë dhe inovatorë nga e gjithë bota”, u shpreh Richard Attias në intervistën e publikuar.

Përmes kësaj nisme, Shqipëria vendoset gjithnjë e më shumë në hartën e dialogut ekonomik dhe investues ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

(kliko për ta ndjekur videon)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?